E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i Konferencës se Kryetarëve / Pa dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës

Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, pa dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës për kalendarin e punës së Kuvendit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj.

Në kalendarin e propozuar është parashikuar që më 8 tetor të kalojë për shqyrtim dhe votim në seancë plenare reforma territoriale.

Opozita ka kundërshtuar përfshirjen e reformës në kalendar, me argumentin se konsultimet për këtë proces ende nuk kanë përfunduar. Përplasjet mes palëve lidhen me procedurën dhe kohën e shqyrtimit të reformës, ndërsa opozita kërkon që procesi konsultues të mbyllet përpara se nisma të kalojë për votim në Kuvend.  

Në mungesë të një dakordësie, vijon të mbetet e hapur çështja e kalendarit të punës së Kuvendit dhe e datës së shqyrtimit të reformës territoriale në seancë plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›