E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vendimi i Kushtetueses për Bordin e Karburanteve, Tabaku: I paplotë, gjykata ja la në dorë qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të djeshëm (18 prill) të Gjykatës Kushtetuese e cila pranoi pjesërisht kërkesën e PD-së, por nuk rrëzoi Bordin e Karburanteve.

Sipas deputetes demokrate, vendimi i Kushtetueses është i paplotë dhe se sipas Tabakut, nuk mundet kurrsesi që dy borde të krijohen në të njëjtën mënyrë, të zbatojnë të njëjtën bazë ligjore dhe të firmosen nga të njëjtën gjyqtarë në Kushtetuese duke dhënë vendime të ndryshme.

Sipas deputetes demokrate, Gjykata Kushtetuese me vendimin e djeshëm, ia la në dorë qeverisë ndërprerjen ose jo të punës së bordit.

“Ky biznes me krizën duhej patjetër ndërprerë menjëherë, ndërkohë që GJK vendosi se antikushtetues tek ky bord është afati kohor i papërcaktuar. Pra ia la në dorë qeverisë ta ndërpresë. Ndërkohë që për bordin e çmimit të ushqimeve me të njëjtën bazë, ligjore dhe me të njëjtin arsyetim në ngritje e gjeti plotësisht antikueshtetues ndërsa bordin e karburanteve e gjeti pjesërisht!

Unë nuk i kam sulmuar e nuk do t’i sulmoj kurrë gjykatat e prokurorët si ben rëndom shumica e politikës, por sot kushdo duhet të pyesë veten si ka mundësi që dy borde që janë krijuar me të njëjtën mënyrë, zbatojnë të njëjtën bazë ligjore, e janë firmosur nga të njëjtët gjyqtarë në GJK jepen dy vendime të ndryshme.

Si mundet që dy pika uji të ngjashme të njëjta, Gjykata Kushtetuese i gjen të ndryshme?”, shkruan Tabaku.

Më tej deputetja demokrate shprehet se Bordi i Karburanteve është komunist dhe u shërben oligarkëve.

Sipas Tabakut, prej vendimeve abuzive dhe korruptive të këtij bordi,  qytetarët kanë paguar 600 milionë euro taksa shtesë nga rritja e çmimit qe kanë shkuar te kompanitë dhe tek buxheti i shtetit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mgjs i paplotë, i dha të drejtë një grupi prej deputetëve të PD në lidhje me bordin e karburanteve!

E kam quajtur që në fillim bordi komunist, bordi oligarkëve sepse në fakt më pak se sa pesë kompani janë përfitues prej tij dhe është rasti unik në botë ku biznesi ulet me qeverinë e përcakton çmimin në kurriz të qytetarëve”, shkruan Tabaku.

Gjykata Kushtetuese pranoi të martën (18 prill) pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me Bordin e Karburanteve. Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenin 21/10, pika 2, fjalia e dytë, të ligjit nr. 39/2022.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›