Vendimi i PS per terheqjen nga kerkesa per Shkodren
Partia Demokratike reagoi sot lidhur me vendimin e PS-së për t’u tërhequr nga kërkesa e saj për pavlefshmërinë e rinumërimit të votave në qarkun Shkodër.
Sipas kësaj partie, Partia Socialiste dëshmoi sot edhe njëherë moralin e saj të bazuar tek vota e vjedhur e 23 qershorit.
“Terheqja nga kërkesa e saj për pavlefshmërinë e rinumërimit të votave në qarkun Shkodër, kërkesë e cila mbështetej mbi të njëjtën bazë ligjore si kërkesa për të ndalur rinumërimin e votave në qarkun e Lezhës, deshmoi se interesi i partisë socialiste nuk lidhet me zbatimin e ligjit, sic u pretendua në rastin e Lezhës, por risolli në vëmendje faktin se, kryesocialisti Rama është i gatshëm të bëjë gjithcka për të bllokuar transparencën dhe mbrojtur mandatet e siguruara me vota të vjedhura më 23 Qershor”, u shpreh zëdhënësja për shtyp e PD-së, Laura Vorpsi.
Sipas saj, Partia Demokratike ka vullnet të plotë, është e gatshme dhe e vendosur të ndërmarrë çdo hap për të bërë transparencën e zullumit me votat e 23 qershorit.
“Shqiptarët kanë të drejtë të shohin sot të vërtetën e hidhur mbi të cilën u ndërtua mazhoranca e mashtrimit dhe e votave të vjedhura. Askush nuk mund të mohojë këtë të drejtë kushtetuese dhe themelore e aq me pak ata që jane kapur në flagrancë faqe cdo shqiptari dhe para syve të botes mbarë duke konsumuar krimin e tjetërsimit të votave dhe vullnetit të bashkëqytetarëve të tyre!”, deklaroi ajo.