E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjenda e futbollitMaradona te shtunen50 vjec

ARGJENTINE- Diego Armando Maradona nje prej futbollisteve me te mire dhe me kontroversiale te historise do te mbushe te shtunen 50 vjec. Gjeniu argjentinas teper i perfolur per perdorimin e droges apo per perplasjet e shpeshta me drejtuesit aktuale te futbollit boteror eshte ende nje hero ne Napoli dhe ne vendlindjen e tij. Ne Itali festimet per Maradonen kane nisur me edicionet e shumta qe mediat vendase i kane kushtuar atij perfshi ketu urimet e shokeve te ngushte qe luanin me Napolin ne ato vite.

Diego Armando Maradona ishte femija i tete i nje punetori fabrike i rritur ne nje nga lagjet me te varfra te Buenos Airesit. Talenti i tij u shqua qe i vogel ndersa i ati ishte i pari qe i dhuroi nje top futbolli. Maradona debutoi ne futbollin profesionist ne vitin 1975 me skuadren Argentinos Xhuniors. Vetem dy vjet me pas ai luajti me ekipin kombetar ndersa ne vitin 1981 kaloi te Boka Xhuniors skuadra me e madhe e vendit duke e ndihmuar ate te fitonte titullin kampion ne vitin 1982. Po ate vit ai u transferua te gjigandet spanjolle te Barcelones per shifren rekord te 3 milione dollareve. Por vetem dy vjet me pas Maradona shkoi te Napoli ku shume shpejt u be nje hero dhe me pas nje Perendi. Qe ne diten e pare ai u prit si nje Zot ndersa shkruajti vitet me te lavdishme te ketij klubi ne futboll duke i dhene titujt kampione me 1987 dhe 1990 pervecse Kupen UEFA me 1989. Ai fitoi edhe titullin kampion bote ne Meksike me 1986 ku shenoi edhe golin me te bukur te historise ndaj Anglise. Ne po ate ndeshje ai realizoi edhe golin me dore qe me pas u njoh nga te gjithe si Dora e Zotit. Ky ishte kulmi i suksesit i Maradones i cili pas viteve 90 u perfshi ne skandale te shumta per shkak te perdorimit te kokaines. Ne Itali 1990 ai shkoi deri ne finale me Argjentinen e tij ndersa ne 1991 mori pezullimin e pare. Maradona u grumbullua edhe per Boterorin 1994 por u pezullua pas ndeshjes me Greqine per shkak se doli pozitiv ndaj kokaines. Historia me pas ishte me shume jashte fushes se futbollit. Maradona u be mik me Fidel Kastron ndersa ka si tatuazh Ce Gevaren dhe Evita Peron. Po ashtu Maradona u hetua per lidhje me mafian nga e cila mendohej se gjente kokainen ndersa per disa vjet iu desh te luftonte me vdekjen. Ai drejtoi Argjentinen ne Boterorin 2010 por u eliminua ne cerekfinale nga Gjermania pas nje disfate 4-0. Por perpos kesaj Maradona mbetet heroi i argjentinasve. Ne kete vend ka edhe nje Kishe me emrin e tij e cila ka 100 mije idhtare. Per keta njerez te shtunen nis viti 50 pas Lindjes se Maradones.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›