E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vendimi i qeverisë-Ndryshime në drejtimin e prefektëve në qarqet Vlorë dhe Fier

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur lirimi dhe emërimi në detyrë i  prefektëve të në qarqet Vlorë dhe Fier.

Sipas vendimit të qeverisë, bëhet e ditur se ish-deputeti Arben Çuko i Partisë Socialiste, është liruar nga detyra e qarkut Fier dhe në vend të tij është emëruar ish-deputeti socialist Anduel Xhindi.

Gjithashtu, po sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, është liruar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Evis Allushi.

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave, për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të Qarkut të Vlorës vendosi

1. Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

1. Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›