E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për Tiranën, sot pritet fjala e KQZ

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të miratoje sot nje akt per te verifikuar te gjitha procesverbalet e 485 kutive te votimit ne Tirane.

Sipas aktit qe iu shpernda dje anetareve te KQZ-se, ne fillim do te krahasohen rezultatet ne tabelen permbledhese me ato origjinale te KZAZ-ve dhe me pas, nese verehen mosperputhje do t’i raportohen KQZ-se.

Dje, Partia Socialiste kerkoi me kembengulje te nxirret sa me shpejt rezultati zyrtar, ne menyre qe KQZ-ja te beje certifikimin e fituesit per Tiranen.

Po dje, kryetari i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se ky institucion do të ndërmarrë një vendim 48 orë pasi të mbërrijë edhe tabela e fundit nga KZAZ-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›