E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha rinis nga vicklat

Ne 8 maj e quajti numerimin ne keto zgjedhje si numerimin me te sakte ne bote. Ne 16 maj pas 8 ditesh rraskapitese ne zvarritjen e numerimit i njejti person rinis te hedh vicklat e perhershme. Nese ka ndonje gje qe karakterizon ne vijimesi karrieren politike te Berishes eshte mospranimi i humbjes.

Dhe duke patur parasysh qe te vetmet zgjedhje qe ai ka fituar jane ato te 22 marsit 1992 ku per shkak te rrethanave do fitonte kushdo qe ishte ne krye te PD-se i bie qe ky njeri nuk ka pranuar kurre nje rezultat elektoral. Dje pame absurditetin e rradhes.

Berisha nuk pranon rezultatin e numerimit te votave ne Tirane megjithese ai u krye faqe gjithe botes dhe ishte quajtur nga po ky njeri numerimi me i sakte ne bote.

Perflitet qe llogarite e PD-se i ka bere i njejti profesor qe perllogariti strategjine elektorale te PS ne 2009. Por megjithe kalkulimet algjebrike bazuar ne hilete pa fund qe mundeson abuzimi me pushtetin kyb pushteti kesaj radhe e humbi edhe garen kryesore ate per kryeqytetin. shte thuajse komike qe kesaj radhe jane vete regjizoret ata qe ankohen se nuk u pelqeu filmi.

Deklaratat e dhena menjehere pas mbylljes se procesit me date tete maj qendrojne ne antipod te atyre te dhena nje jave me vone pas perfundimit te numerimit. Prezenca aktive e vezhguesve mobilizimi i shume militanteve nga palet afria e mediave dhe raportimi i gjithckaje ne menyre te atyperatyshme e blindoi procesin e numerimit sa i perket besueshmerise publike mbi rezultatin.

Po ashtu firmat e hedhura nga te gjithe komisioneret ne cdo procesverbal duket se ia japin edhe qendrueshmerine ligjore ketij rezultati. Fituesi eshte fitues megjithe keqardhjen e madhe te humbesve te cilet ndoshta per shkak te manipulimeve te kamufluara parazgjedhore ne Tirane u shfaqen te sigurte deri ne kutine e fundit per fitoren.

Skenari ngeci per 10 vota. Milionat e eurove shpenzuar per strateget amerikane te fushates se Bashes shpenzimet per te sjelle dhjetra avione me votues te sigurt krijimi i nje sistemi shtrengues per administraten publike qe te kanalizohej vota aty ku duhej blerja e mediave si institucion dhe e intelektualeve si anti-institucion blerja e mbeshtetjes prej perfaqesuesve te huaj te gjitha keto nuk harrohen dot lehte ne nje parti ku paraja e pushteti perben vleren kryesore ne mos te vetmen vlere jo vetem ne sensin e materializmit vulgar post-tranzicional po edhe sepse i perputhet ideologjikisht si cdo partie te djathte ne bote.

U tha ne 2007 se fushata per Olldashin kushtoi rreth 7 - 8 milione euro po fushata totale per Bashes natyrisht qe ka kushtuar shume me teper. Kjo kosto e ekzagjeruar e ben Berishen te gelltise deklaraten qe dha vete ne 8 maj dhe nese kete e ben Berisha natyrisht qe detyrohet ta beje dhe Basha i cili gjer me tash ska treguar ndonje grime vullneti vetjak. Nuk eshte hera e pare qe Berisha ha fjalen e vet as qe lepin ate qe ka peshtyre gjithsesi se fundmi u perpoq shume te ndertoje nje tjeter figure per veten. Sa keq qe as Basha nuk ia realizoi endrren...

Te zhgenjyer nga rezultati i nje numerimi masiv qe eshte ndjekur prej televizionit nga miliona shqiptare Berisha ka rifilluar te perdore instrumentat qe ka ne dore duke shpresuar ne nje ristanizim te procesit paselektoral. Ristanizimi nuk duhet kuptuar si dukuri qe lidhet vetem me padronin e KQZ-se Ristanin po duhet lexuar si ai fenomen qe prek institucionet e se drejtes dhe ato qe kane per tager te gjykojne kur uzurpohen nga militanti si qenie e zhveshur nga qytetaria.

Nje dreq e di se cfare po gatuhet ne magjen e Berishes ndoshta ai prodhon zhurme per te shmangur sic shkruajne shume lexues ne Shekulli Online statusin e humbesit sic beri me statusin e vrasesit te 21 janarit - po eshte e rrezikshme kjo rishfaqje e deshires per te nderruar rezultatin ne tavoline. E thene kjo pikerisht nga nje person si Berisha qe ka akuzuar muaj me rradhe rivalin e tij Rama pikerisht qe kerkoka ndryshim rezultati ne tavoline eshte e paimagjinueshme si nivel cinizmi dhe paturpesie.


Deklaratat e dhena ne 8 maj pas mbylljes se procesit te votimit

Berisha Numerimi me i sakte ne bote

Ligji shqiptar i numerimit te votave dhe teknologjia me e avancuar e instaluar ne keto qendra realizojne procesin e vleresimit dhe numerimit me te sakte ne bote.
Jam ketu per te garantuar qytetaret shqiptare se PD-ja Aleanca per Qytetarin eshte e vendosur te njohe vleresoje dhe te respektoje cdo vote per rrjedhoje te vleresoje dhe pranoje cdo rezultat te ketyre zgjedhjeve.

Une deshiroj qe edhe kundershtari te kete gatishmerine per tu shkeputur njehere e pergjithmone nga praktika e ankthit te votes se qytetareve dhe te vendose burresisht per te njohur cdo rezultat sic del ne syte e te gjithe botes ky ishte nje proces teresisht normal.

Lulzim Basha ne 8 maj Do te njoh rezultatin e zgjedhjeve

Pjesemarrja rekord dhe transparenca e procesit kerkojne qe te gjitha palet te njohin dhe te respektojne rezultatin e ketyre zgjedhjeve. Ne keto zgjedhje te gjithe qytetaret e Tiranes jane fitues. Te dhenat objektive sic eshte pjesemarrja rekord sondazhet dhe exit-poll-et jane jashtezakonisht premtuese. Jam i vendosur te pres perfundimin e procesit te numerimit. Pres te numerohet vota e qytetareve te Tiranes. Zgjedhjet e ndershme proces transparent i numerimit dhe respektim i rezultatit. Ky eshte sherbimi me i mire per qytetin tone dhe per vendin.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›