E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vendimi për Trump në 10 janar, Gjyqtari i çështjes: Nuk do të dënohet me burg

Vendimi për Donald Trump pritet të shpallet në 10 janar.

Verdikti i gjykatës do të jepet vetëm 10 ditë përpara se ai të marrë zyrtarisht detyrën në krye të shtëpisë së Bardhë. Vendimi lidhet me çështjen e pagesës së aktores së filmave për të rritur Stormi Daniels, të cilës Trump i ka dhënë para në këmbim të heshtjes.

Gjyqtari që gjykoi çështjen ka deklaruar paraprakisht se Trump nuk do të vuajë dënim si i burgosur, por kjo do të jetë me tepër si një dënim moral.

Kështu, Donald Trump mund te bëhet presidenti i parë i dënuar në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, pas dënimit në 10 janar ai do të ketë të drejtën të apelojë vendimin.

Trump u shpall fajtor në muajin maj të vitit të kaluar për 34 akuza që kishin të bënin me falsifikimin e të dhënave të biznesit. Rasti përfshinte fshehjen e pagesës ndaj pornostares në mënyrë që ajo të mos fliste lidhur me pretendimet se kishte kryer marrëdhënie me Trump ndërkohë që ai ishte i martuar shumë vite më parë.

Donald Trump u deklarua i pafajshëm ndërsa përsëriti pretendimet se çështja është një sulm politik i paligjshëm nga prokurori demokrat i Manhatanit Alvin Brag. Presidenti i zgjedhur nuk ka bërë të ditur ende hapat ligjorë që do të ndjekë pas kësaj.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›