Vuçiç: “Lista” armikja e Kurtit, kryeministri synon të kontrollojë komunitetin serb në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar këtë të shtunë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron Listën Serbe si armiken më të madhe.
Deklaratat e presidentit serb vijnë vetëm një muaj para zgjedhjeve në ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti dhe partia e serbëve në Kosovë, Lista Serbe janë duke vazhduar betejën ligjore për certifikim.
“Kurti nuk dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, është faktor përçarës për të, armikja më e madhe e tij është Lista Serbe. Ai po përpiqet t’i kontrollojë gjithë të tjerët të komunitetit serb, njerëzit tanë, mirëpo nuk ka kontroll aty, prandaj Lista Serbe është armikja e tij”, tha Vuçiç.
Vuçiç ka thënë gjithashtu i ka kërkuar drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, të marrë masa dhe të informojë botën për situatën në Kosovë, dhe që kjo çështje të jetë ndër prioritetet kyçe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit.
Vetëvendosja argumenton se Lista Serbe nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, prandaj nuk duhet të certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhje. Nga ana tjetër Lista akuzon Kurtin për përfshirje në proces të certifikimit të subjekteve politike.
Partia e serbeve ka thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pavarësisht bojkotit prej më shumë se dy vitesh në proceset politike në Kosovë. Në vitin 2022 anëtarët e kësaj partie dhanë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.
/vizionplus.tv