Vendimi per ekstradimin e Altin Kores shtyhet per ne 14 tetor
Zgjatet afati i paraburgimit nga Gjykata e Apelit per Altin Koren i cili akuzohet per trafik droge ne SHBA. Nderkaq me 14 tetor do te jepet vendimi per ekstradimin e tij ne SHBA ndersa vendimi per Koren i eshte lene Gjykates se Tiranes. Me heret gjykata e Tiranes vendosi qe i akuzuari per trafik droge Altin Kore te ekstradohet ne Shtetet e bashkuara te Amerikes per tu perballur me drejtesine amerikane. Altin Kore 35-vjec akuzohet ne SHBA per trafik kokaine ndersa ndaj tij ishte leshuar nje urdher-arresti nderkombetar urdher i leshuar me 3 mars te ketij viti. Kore akuzohet per trafikimin e 25 kilogrameve droge te llojit kokaine. Nderkohe gjykata e Tiranes ka vendosur nje mase sigurie me 60 dite paraburgim sa te behen gati procedurat e ekstradimit. Ky shtetas eshte shpallur ne kerkim pasi ne 14 gusht 2008 Gjykata e Teksasit SHBA kishte leshuar nje urdher-arresti ndaj tij per akuzat e trafikimit te lendeve narkotike dhe mbajtje pa leje te armeve. Transportimin e kokaines ai e bente permes rrugeve detare nga kontinenti amerikan ne Evrope. Nderkaq arrestimi i 35-vjecarit Kore u be teksa po kthehej nga Turqia.