E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendoset armepushimi ne Gaza

Pas katër ditësh përleshjesh vdekjeprurëse është rënë dakord për një armëpushim që do të pezullojë operacionet aktuale mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Lajmi bëhet i ditur nga një zyrtar egjiptian, i cili citohet të ketë thënë se armëpushimi i ndërmjetësuar nga egjiptianët hyri në fuqi të hënën në orën lokale  01:00.

Ndërsa më vonë një zyrtar i Hamasit konfirmoi për BBC-në se ishte rënë dakord për armëpushimin. Izraeli nuk e ka komentuar ende publikisht armëpushimin e raportuar.

Së paku 25 palestinezë kanë vdekur në sulmet ajrore izraelite që nga e premtja, bëjnë të ditur raportet. Ndërsa Izraeli nga ana e tij thotë se 35 njerëz u plagosën në sulmet me raketa palestineze.
Lindja e Mesme
Sulmet, Netanjahu akuzon Iranin
Myftiu palestinez: Detyrë të vrasim cdo izraelit
Ikën kreu i Hamas

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›