Vendosja e kufirit të çmimit për naftën rusë, Zelensky kritika vendimit të BE: Nuk është serioz

Vendimi i BE-së për të kufizuar çmimin e një fuçi nafte ruse në 60 dollarë u kritikua nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi Kievi propozoi një çmim dy herë më të ulët.
“Nuk është një vendim serioz për të vendosur një kufi të tillë për çmimet ruse, gjë që është mjaft komode për buxhetin e shtetit terrorist. Është vetëm çështje kohe para se të përdoren mjete më të fuqishme gjithsesi. Është turp që kjo kohë të humbet“, tha ai në fjalimin e tij mbi marrëveshjen e nënshkruar nga vendet e Bashkimit Evropian, G7 dhe Australia.
Çmimi i një fuçi nafte ruse (nafta e papërpunuar Ural) aktualisht është duke lëvizur rreth 65 dollarë , pak mbi tavanin evropian, duke sugjeruar një ndikim të kufizuar.
Zelensky tha se bota tregoi dobësi duke vendosur një tavan prej 60 dollarësh, që sipas tij do të rriste buxhetin e Rusisë me 100 miliardë dollarë në vit.
“Këto para do të shkojnë për të destabilizuar më tej vetë vendet që tani po përpiqen të shmangin vendimet serioze“, tha ai./ CNN.gr
/rtsh.al/