Venecia Riformatoni KQZ

Komisioni Venecias në sesionin e 89-të ka miratuar një opinion për Kodin Zgjedhor në Shqipëri. Rekomandimet kryesore janë adresimin në Kod të problemit të votave të hedhura në kutitë e gabuara.
Venecia sugjeron të vendoset një procedurë e qartë për miratimin dhe përfshirjen e votave të hedhura gabim në tabelën e rezultateve; kodi të ndryshohet në mënyrë që vendimet e KQZ-së mbi tabelën e shpalljes së rezultateve mund të apelohen përpara një organi juridik në të njëjtën mënyrë si të gjitha vendimet e tjera të KQZ-së.
Rekomandimi tjetër i Venecias është largimi nga përbërja aktuale partiake e administratës zgjedhore të bazuar në një balancë ndërmjet të dyja partive politike kryesore, si dhe në një administratë zgjedhore që përfshin elementë jo partiakë dhe të paanshëm.
Në mbledhjen e Komisionit të Venecias morën pjesë edhe kryetarja e Kuvendit si dhe dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Pas vendimit të Venecias kryeparlamentarja Topalli me anë të një deklarate ka berë të ditur se ky opinion përbën një dokument ligjor profesional dhe autoritativ dhe shërben si plan pune në zbatimin e rekomandimeve për zgjedhjet.
Damian Gjiknuri, përfaqësuesi opozitës tregoi se palët u angazhuan që rekomandimet e Venecias të zbatohen.
“Ne kemi rënë dakort që t’i shqyrtojmë, të gjejmë mundësitë ligjore për t’I zbatuar këto rekomandime dhe me c’u dëgjua nga të dyja palët , mazhoranca mori angazhim. Puna konkrete do të tregojë sa real është ky angazhim”, deklaroi deputeti socialit, Gjiknuri.
Zgjedhjet e 2013-s do të menaxhohen nga një KQZ e re, pasi njëri prej rekomandimeve të Komisionit të Venecias shprehet për nevojën e rikompozimit të KQZ-së.
“Patjetër që do të kemi një KQZ të re qoftë në anëtarë dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre, të paktën edhe ky rekomandim edhe rekomandimi I OSBE/ODIHR janë të fokusuar në këtë pikë, pra rishikimi I përbërjes së KQZ. Për votat e hedhura gabim konfirmohet qartë se u ndryshuan rregullat e lojës”, thotë zoti Gjiknuri.