E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga Teuta fiton ne Pogradec

Teuta vazhdon serinë e rezultateve pozitive duke mbajtur e vetme kreun e Superligës me diferencë pikësh +5 nga ndjekësja më e afërt që është Tirana.

Durraskët në javën e 12 fituan në transfertën e vështirë ndaj Pogradecit. Megjithëse e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 me gol të Eminazierit, “Liqenorët” nuk mundën dot ta ruajnë atë, pasi në 45 minutat e dyta, Teuta përmbysi gjithcka, duke e mbyllur takimin 1-2. Durrsakët barazuan fillimisht me Cotën e më pas me anë të një 11 metërshi në minutën e 89 të shndërruar në gol nga Osmani.

Por ajo që vlen të përmendet edhe në këtë javë, është dhuna ndaj gjyqtarëve. Në përfundim të takimit mes Pogradecit dhe Teutës, zyrtarë të klubit vendas zbritën në fushë për të protestuar kundër gjyqtarit të takimit, Enea Jorgji, i cili sipas tyre, kishte avantazhuar skuadrën e Teutës, sidomos me 11 metërshin. Situata u acarua dhe u desh ndërhyrja e policisë për të shmangur grushtet ndaj gjyqtarit Jorgji.

Ndërkohë, Tirana fitoi minimalisht 1-0 me Lacin në ndeshjen e luajtur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Ishte Mario Morina ai që shënoi golin në minutën e 80-të duke i dhënë bardhebluve trepikëshin që e mban në të njëjtën distancë me Teutën kryesuese.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Skënderbeu fitoi në transfertë me rezultatin e thëllë 5-1 me Apoloninë, Flamurtari shkatërroi 5-0 Shkumbinin e Peqinit, Bylis mundi Tomorrin 4-2 ndërsa Kastriotin-Kamzën 3-2. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos, e parashikuar të luhej në “Loro Borici” është anuluar dhe do të luhet në një datë tjetër.

Pas këtyre ndeshjeve, Teuta udhëheq me 31 pikë, ndjekur nga Tirana me 26 dhe Skënderbeu 23.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›