Venezuela fiton Miss Universin 2008
Mis Venezuela, 22-vjeçarja Dajana Mendoza, u kurorëzua si Mis Universi
2008 në konkursin e bukurisë që u zhvillua në vendpushimin e Na Trang
të Vietnamit.
Brunia
venezueliane doli e para mes konkurenteve nga 79 vende të tjera duke u
bërë kështu fituesja e 57 e titullit Mis Universit. Mes pesë
finalisteve ishin të rejat nga Rusia Kolumbia, Republika Dominikane dhe
Meksika së bashku me Venezuelën.
Ndërsa në dhjetëshe përfshihej edhe
bukuroshja që përfaqësonte Kosovën, Zana Krasniqi. Fituesja e konkursit
Mendoza e mori kurorën nga paraardhësja e saj japoneze Rijo Mori, pas
shpalljes së fitueses para qindra milionë shikuesve. Mis Universi do të
fillojë vitin e saj të kurorëzimit me një javë aktivitetesh në Nju Jork
duke filluar nga 21 korriku.//rd//