Venezuela i ofron azil Snowden-it

Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, i ka ofruar azil spiunit amerikan Edward Snowden, ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve AVN gjatë së premtes, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Raportimi vjen vetëm pak çaste, pasi presidenti i Nicaraguas, Daniel Ortega, tha se do t’i ofronte Snowden-it azil në vendin e tij “nëse rrethanat e lejojnë”. Ortega nuk dha detaje të tjera në deklaratën e tij, të bërë gjatë një fjalimi në Managua, përveç faktit se vendi i tij është “i hapur dhe në respektim të të drejtës për azil”. “Është e qartë se, nëse rrethanat e lejojnë, ne do ta merrnim me kënaqësi Snowden-in dhe do t’i ofronim azil këtu në Nicaragua”, tha Ortega. Ndërkohë, një ligjvënës islandez tha se Snowden nuk do të mund të marrë shtetësinë e vendit të tij, siç kishte kërkuar ish-nëpunësi i CIA-s, për shkak se parlamenti i Islandës refuzoi të votonte mbi propozimin për azil, gjatë sesionit të fundit të punimeve. Snowden, azil edhe në 6 vende të tjera Spiuni i arratisur amerikan, aplikime të tjera për azil politik, sipas Wikileaks Ish-kontraktori i CIA-s, Edward Snowden, tashmë i arratisur dhe i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për esktradim, ku akuzohet për spiunazh, ka aplikuar për azil politik në 6 vende të tjera, bën të ditur Wikileaks. Uebsajti informues bën të ditur se nuk do të përmendë emra shtetesh “për shkak ndërhyrjes së mundshme të Shteteve të Bashkuara”. Snowden kishte kërkuar deri më tani azil në 21 vende, pjesa më e madhe e të cilave kanë refuzuar kërkesën e tij. Bolivia, e cila është ende në shqyrtim të ofertës së azilit ndaj tij, u përball me një problematikë të panevojshme me aeroplanin e presidentit të saj, të cilit iu mbyll hapësira europiane, gjatë kthimit të presidentit nga një vizitë në Moskë. Kjo, për arsye se kishte pasur spekulime, se 30-vjeçari ndodhej në aeroplanin, që transportonte presidentin Evo Morales, nga Rusia për në La Paz, në fillim të kësaj jave. “Edward Snowden ka aplikuar për azil në 6 vende të tjera”, njoftoi përmes Twitter-it Wikileaks, i cili po përpiqet të ndihmojë ish-analistin e CIA-s. “Emrat e shteteve nuk do të përmenden në këtë moment, për shkak të ndërhyrjes së mundshme të SHBA-ve”. Shtetet e Bashkuara janë fajësuar se fshiheshin pas vendimit të marrë nga Franca, Portugalia, Italia dhe Spanja, për të mbyllur hapësirat e tyre ajrore ndaj presidentit bolivian, aeroplani i të cilit u ul në Austri për 13 orë, ku edhe iu nënshtrua kontrollit të rreptë. / Top Channel