E Shtunë, 31 Tetor 2026

ldquoMandela ne dialize por i pergjegjshemrdquo

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, i është nënshtruar dializës së veshkave dhe ka hapur sytë teksa të tjerët i flisnin, ka bërë të ditur një burim me njohuri të sakta mbi situatën e tij shëndetësore, ditën e premte.

Mandela, i cili mbahet në jetë me ndihmën e makinerive, nuk është në gjendje vegjetative (i sapo kthyer nga gjendja e komës), deklaroi gjithashtu burimi në fjalë. Ikona e anti-aparteidit është shtruar në spital prej gati 1 muaji, për shkak të problemeve të vazhdueshme me një infeksion në mushkëri. I konsideruar si babai themelues i demokracisë së Afrikës së Jugut, Mandela u bë një figurë ndërkombëtare, teksa kaloi 27 vjet burgim për shkak se luftoi kundër aparteidit, sistemi i ndarjes racore të vendit. Ai doli nga burgu në 1990-n dhe u bë i pari president me ngjyrë i vendit, 4 vjet më vonë. Problemet e tij me mushkëritë nisën gjatë viteve të burgimit, nën ish-regjimin afrikano-jugor të aparteidit. Ai u shtrua në spitalin e Pretorias më 8 qershor dhe, prej atëherë, informacione të ndryshme mbi gjendjen e tij shëndetësore janë dhënë. Shëndeti i tij ra ndjeshëm gjatë javës së kaluar, aq sa familja e tij po konsideronte nxjerrjen e tij nga ndihma artificiale, përpara se kushtet e tij të përmirësoheshin, sipas një dokumenti të lëshuar nga gjykata ditën e enjte. Dokumenti, i njohur si një certifikatë e urgjencës, u dorëzua nga familja e tij më 26 qershor, në një seancë gjyqësore për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi eshtrat e fëmijëve të tij. Reagon kryepeshkopi për armiqësinë familjare “Drama familjare është si një pështyrje në fytyrë ndaj Mandelës” Kryepeshkopi i Afrikës së Jugut, Desmond Tutu, ka shprehur disa fjalë të zgjedhura në lidhje me armiqësinë familjare të Nelson Mandelës: Zgjidhni mosmarrëveshjet tuaja dhe ndalni njollosjen e emrit të ish-presidentit. Tutu ndërhyri pas një mosmarrëveshjeje të hidhur mes të afërmve, mbi zhvarrosjen e 3 fëmijëve të vdekur të Mandelës. Nipi i tij i nxorri eshtrat nga Qunu, 2 vjet më parë, e më pas i varrosi ato në Mvezo. Pjesa tjetër e familjes paditi nipin e Mandelës dhe një vendim gjykate urdhëroi atë të rikthejë eshtrat në Qunu, aty ku ish-presidenti kaloi fëmijërinë e tij. Ata u rivarrosën atje këtë javë. Drama është bërë tashëm publike, teksa nipi Mandla Mandela fshikulloi të afërmit e tij gjatë një konference për shtyp. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›