E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuele zhduket avioni

Stilisti italian Vitorio Misoni, njëkohësisht president i shtëpisë së madhe dhe të famshme të modës, ndodhej në bordin e një avionin të vogël, i cili është zhdukur në brigjet e Venezuelës. 
Zëdhënësja e kompanisë ka bërë të ditur se familja e stilistit ëshët informuar nga konsullata venezueliane që Vitorio Misoni dhe bashkëshortja e tij ishin zhdukur. 
Për ngjarjen nuk është dhënë asnjë detaj por kërkimet vazhdojnë.
Mediat italiane kanë raportuar se avioni është zhdukur që në mëngjesin e së premtes nga rezorta e Los Rokues, një arqipelag në brigjet e Venezuelës. Në bordin e avionit përvec çiftit Misoni ndodhej dhe një cift tjetër si dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›