E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Rama ka ankth per 13 vite Tirana katrahure

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha reagoi sot ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Bashkisë Rama.  
“Ja ndjej ankthin që ka sepse për 13 vite në pushtet la si gjurmë qendrën e kryeqytetit në katrahurë, zogun e zi në kolaps, planin urban që nuk e bëri kurrë e shumë gjynahe që rëndojnë edhe sot qytetarët. Kuptoj edhe dufin kundër planit urban, qendrës së rregulluar, festave të qytetit dhe në veçanti ndaj projekteve të mëdha që po marrin jetë si: Bulevardi i Ri, stacioni multimodal i pasagjerëve dhe trami”, vihej në dukje në deklaratën për shtyp të kryebashkiakut Basha të vënë në dispozicion për median. Në vlerësimin e Bashës, dryshimin e sheh çdokush. “Por bën mirë që e nxjerr dufin në “Twitter”. E ka kuptuar, uroj, që shqiptarët janë ngopur duke e parë plot vrer e shfajësime për ato që nuk na bëri gjatë 13 viteve të tij në pushtet”, theksohej në këtë deklaratë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›