E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger: Arsenali me Henrinë do të ishte kampion

Londër - Arsen Venger beson se Arsenali i tij do të ishte shpallur kampion i Anglisë sezonin e kaluar nëse nga radhët e tij nuk do të ishte larguar Tierri Henri. Pra, sipas mendimit të trajnerit francez, largimi i Henrisë drejt Barcelonës i ka kushtuar me tituj Arsenalit.

“Henri do të mund të ishte diferenca e Arsenalit, ndoshta vitin e kaluar. Ne kishim 83 pikë dhe me të do të mund të kishim marrë dy ose tre më shumë, të cilat do të na kishin shpallur kampionë”, deklaron Venger.

“Henri pati një sezon të parë të vështirë, por jam i lumtur që ia doli këtë vit. Ai ka bindur secilin se është një lojtar i klasit dhe për lojtarët e tillë dëshironi vetëm sukses”, thekson francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›