E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në tubacionet e gazit në Rusi

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tubacionet e gazit në Rusi. Sipas informacionit që bën të ditur Ministria e Emergjencave të Rusisë, në veri të Rusisë, në qytetin Tver, rreth orës 05.35 ka patur një shpërthim në tubacionet e gazit në rrjetin Torjak-Uhta2. Në deklaratën e ministrisë thuhet se nuk ka asnjë person të dëmtuar dhe se flaka u shua pas ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë. Ende vazhdojnë punimet për zëvendësimin e tubacioneve të dëmtuara.

Ndërkohë që pronari i këtij rrjeti të gazit, Gazprom, ende s’kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.

Në 10 maj, një shpërthim i tubacioneve të gazit në Moskë pati shkaktuar panik për një kohë të gjatë tek banorët e zonës 10, duke sjellë edhe një herë në vëmendje domosdoshmërinë e zëvendësimit të tubacionev të vjetra të mbetura nga koha BRSS.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›