E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vengu: Forcat e Armatosura vijojnë operacionet në zonat e prekura nga reshjet

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Forcat e Armatosura po vijojnë punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga reshjet intensive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu njoftoi se efektivët e Batalionit të Xhenios janë angazhuar në ndërhyrje në Finiq, Bovillë, në argjinaturën e Bistricës dhe në urën e Metoqit në Sarandë.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, trupat po kryejnë operacione të specializuara për pastrimin, stabilizimin dhe garantimin e sigurisë në këto zona, me qëllim mbështetjen e komuniteteve të prekura dhe parandalimin e dëmeve të mëtejshme.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›