Venizelos-Davutoglu, takim për TAP dhe zonat ekonomike
Ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos, është takuar në Ankara me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu, në një klimë të ngrohtë ku u shpreh kënaqësia e të dy palëve për “urën energjetike”, që lidh dy vendet pas nënshkrimit të marrëveshjes për gazsjellësin TAP.
Davutoglu e Venizelos zhvilluan një takim kokë më kokë, para takimit të dy delegacioneve, ndërsa në fund dhanë një konferencë për shtyp.
Venizelos theksoi në veçanti se “ura e energjisë”, siç u cilësua gazsjellësi TAP, është “një urë e re”, me rëndësi “jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike”.
Ministri i jashtëm turk tha se ka zhvillime pozitive në bashkëpunimin dypalësh, në fushën e tregtisë, të turizmit, të energjisë dhe të kulturës. Për raportet e BE me Turqinë, Davutoglu tha se mbështetja e perspektivës europiane të Turqisë është “një përzgjedhje strategjike e Greqisë”.
I pyetur për çështjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Egje, ai tha se po vazhdojnë kontaktet ndërmjet dy ministrive të jashtme dhe se “Turqia dëshiron ta shndërrojë Egjeun në një det paqeje dhe prosperiteti”.
Për të njëjtën pyetje, Venizelos deklaroi se “të gjitha vendet i njohin të drejtat që burojnë nga e drejta ndërkombëtare, mbrojnë sovranitetin e tyre kombëtar dhe kanë detyrimin të negociojnë me mirëbesim brenda kuadrit të rendit ligjor ndërkombëtar”.
Siç u bë e ditur, Ahmet Davutoglu do të vizitojë Athinën në muajin nëntor.