E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venizelos: Ndihma për krizën, ndoshta në nëntor

Ministri grek i financave, Evangelos Venizelos, tha se Greqia mund të presë deri në mes të muajit nëntor për të marrë paketën e radhës të ndihmës financiare nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Qeveria e Greqisë kishte thënë më parë që pa fondet ndihmëse, vendi do të bankrotonte deri nga mesi i këtij muaji.
Venizelos dha argumentat pse Eurogrup e shtyu mbledhjen e 13 Tetorit, ku do merrej vendimi për këstin e gjashtë. Sipas tij, kjo u bë për 3 arsye:
Së pari, se më 17-18 Tetor është takimi i Këshillit Evropian
Së dyti, se parlamentet kombëtare të Eurozonës duhet të përfundojnë ratifikimin e vendimeve për zgjerimin e EFSF

Së treti, sepse pritet raporti i Trojkës, që është baza për lëvrimin këstit të gjashtë të ndihmës
Eurogroup mori tre vendime të mëdha, tha ministri Venizelos: "Sistemi bankar është i sigurt absolutisht, Greqia është dhe do të mbetet një anëtare e zonës Euro dhe nuk bëhet fjalë për falimentim të vendit".
Komentet e tij, Venizelos, i bëri pas kthimit në Athinë nga takimi i ministrave të financave të Eurozonës që u mbajt në Luksemburg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›