E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veprim i gabuar - mimi Quadriga per Putinin

Cmimi Quadriga u jepet njerezve shembullore qe angazhohen per te miren e pergjithshme dhe per sqarimin. Njeriu ka nevoje per shume fantazi per tia atribuuar cilesi te tilla Vladimir Putinit. Ne Rusine e sotme e cila karakterizohet nga nje lloj kapitalizmi grabitqar secili shikon interesin e vet dhe e mira e pergjithshme eshte e fundit ne radhe.

Nderimi i Putinit edhe per shkak se veprimet e tij jane te parashikueshme se bashku me aftesine per te rezistuar eshte me teper se cinike. Mos valle komisionin qe ndan cmimet mendon ne kete rast menyren se si sillet ai me aktivistet per te drejtat e njeriut dhe me opoziten Apo i referohen qendrimit ndaj ish shefit te Yukos Michail Chodorkowski i cili si armik i betuar i Putinit u denua me heqje te gjate lirie

Apo kane marre valle parasysh kufizimin konsekuent te lirise se shtypit Per shkak te raportimeve kritike shume gazetareve ne Rusi u eshte dashur te paguajne me jeten e tyre. Apo mos valle juria kishte parasysh rrahjen e kthyer tashme ne ritual te opozitareve kur keta guxojne te protestojne kunder sistemit te Putinit

Mbajtja dhe sigurimi i pushtetit me cfaredo lloj cmimi kjo eshte ajo qe e karakterizon ish-shefin e sherbimit sekret rus.

Edhe presidenti aktual Dimitri Medvedev ben pjese ne sistemin Putin. Edhe pse ai ka kerkuar ndonjehere reforma ose ka ushtruar kritike ndaj pushtetit se fundi Medvedevi deklaroi se ai dhe Putini kane nje program te perbashket.

Se si e kuptojne demokracine qe te dy po behet e qarte ne deklaratat e tyre perpara zgjedhjeve te ardhshme presidenciale qe zhvillohen vitin e ardhshem. Ata nuk do te dalin kurre kunder njeri-tjetrit. Me fjale te tjera elektorati rus duhet ti jape voten e tij nje kandidati te perzgjedhur me pare.

Ne te gjitha fjalimet e tij Putini flet me force per luftimin e korrupsionit nderkohe qe Rusia nen drejtimin e tij eshte kthyer ne nje nga vendet me te korruptuara ne mbare boten. Hendeku mes te varferve dhe te pasurve po zgjerohet gjithnje e me teper. Edhe kjo natyrisht nje lloj forme stabiliteti.

Edhe me i veshtire per tu kuptuar eshte qendrimi i Putinit per politiken e jashtme. Kuratoriumi e konsideron ate te bazuar ne dyanshmeri dhe respekt Nje formulim i cili pare ne sfondin e luftrave ne Ceceni dhe perdorimit brutal te armeve ne Gjeorgji duhet konsideruar ose si deshmi e mungeses se njohurive ose si mbyllje e ndergjegjshme sysh.

Nder personat e nderuar me kete cmim bejne pjese edhe politikane te tille me emer si Vaclav Havel apo Mihail Gorbacovi. Atyre me siguri qe do tu vije turp qe po renditen tani ne nje radhe me Vladimir Putinin.

AutorHermann Krause

Redaktoi Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›