E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush Obama te hetoje torturat

Një grup për të drejtat e njeriut ka deklaruar se presidenti aktual i SHBA duhet të urdhërojë një hetim kriminal lidhur me torturat e sanksionuara nga administrata Bush.

Human Right Watch thotë se ekzistojnë “prova dërrmuese” për tortura të urdhëruara nga ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, George W. Bush.

Ish-presidenti ka mbrojtur disa nga teknikat e torturave, duke deklaruar se ato parandaluan sulme terroriste dhe shpëtuan jetë.

Administrata Obama ka nisur një hetim mbi vdekjen e disa të burgosurve nën kujdesin e CIA-s, si dhe mbi kryerjen e disa aksioneve të paautorizuara.

Por HRW argumenton se këto hetime nuk do të mbulojnë aktivitetet që u autorizuan dhe u vlerësuan si ligjore nga autoritetet gjatë presidencës Bush.

“Ish-presidenti, zëvendësi i tij, sekretari i Mbrojtjes dhe drejtori i CIA-s duhet të hetohen të gjithë”, ka deklaruar grupi i njohur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›