E Martë, 3 Nëntor 2026

Veprimet bankare nëpërmjet arkës u rritën me 3,3%

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Bizneset kanë kryer rreth 3,8 milionë transaksione përmes arkës gjatë vitit 2024, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, 81% e numrit të këtyre transaksioneve janë depozitim parash, ndërsa 19% janë tërheqje në arkë.

Për sa i takon transaksioneve periodike, rezulton se janë kryer 315 mijë transferta kreditimi dhe 17 milionë transferta debitimi. Rreth 210 miliardë lekë vlerësohet të jetë disbursimi kredisë, pra depozitimi i fondeve të kredisë në llogarinë e biznesit, ndërsa 734 miliardë janë pagesat e interesave të depozitave.

Shlyerjet e kartave të kreditit rezultojnë në 12 miliardë lekë, ndërkohë që pagesat e kësteve të kredisë në 136 miliardë lekë.

Sipas të dhënave zyrtare, në total (duke përfshirë si individët, ashtu edhe bizneset) janë kryer 3,3% më shumë veprime bankare nëpërmjet arkës në krahasim me 2023.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›