Veprimi i Ronaldos që tërboi tifozët e United

Pas një vere të kaluar në shtëpi, Cristiano Ronaldo u rikthye dje për të luajtur me Manchester United në miqësoren kundër Rayo Vallecano në Old Trafford. Dukej fillimi i pajtimit mes Djajve të Kuq dhe Portugezit por gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur. Ronaldo ishte në vijën startuese kundër spanjollëve, por luajti vetëm 45 minutat e para dhe më pas u largua nga stadiumi herët, ndërsa bashkëlojtarët e tij ishin ende të zënë në fushë.
Një sjellje emblematike, e cila konfirmon pakënaqësinë e lojtarit dhe që nuk i ka pëlqyer tifozëve të United. Ndërkohë, ish-juventini ka dashur të dërgojë një mesazh në rrjetet sociale pasi është rikthyer në fushë dhe ka mirëpritur fansat e tij para miqësores. “Gëzohem që u ktheva”, ka shkruar portugez në profilin e tij në Instagram.