E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përmbytje në Las Vegas, kazinotë, parkingjet dhe rrugët “zhyten” në ujë

Aeroportet, parkingjet dhe rrugët në qendër të Las Vegasit, shtëpia e disa prej kazinove dhe hoteleve më të famshme në botë, u përmbytën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, por deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Aeroportet lokale u prekën gjithashtu nga përmbytjet , ku shumë fluturime u anuluan.

Simon Joëitt, një gjeolog dhe profesor në Universitetin e Las Vegasit, shpjegoi për gazetën amerikane Neë York Post se megjithëse përmbytjet e shpejta nuk janë të zakonshme në Nevada, nga korriku deri në shtator njerëzit janë duke pritur për sezonin e musoneve.

“Ne kemi një sistem të mirë kullimi të ujërave të shiut, por ndonjëherë sasitë e ujit janë shumë të mëdha. Gjërat mund të bëhen të rrezikshme në raste të tilla për njerëzit e pastrehë, të cilët kërkojnë strehim në galeri. Gjithashtu, për shkak se nuk bie shpesh shi, nuk mund të kontrollojnë nëse çatitë e ndërtesave janë të papërshkueshme nga uji, gjë që ndoshta ka ndodhur sonte në kazino”, tha ai.

Pamjet e publikuara tregojnë rrugët në Las Vegas të përmbytura dhe kazino të mbushura me ujë./ New York Post

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›