Verderi i Diegos gjunjëzon Udinezen e Kualjarelës (video)
Bremen - Verder Bremeni hedh një hap drejt gjysmëfinaleve të Kupës Uefa pas fitores 3-1 që arriti mbrëmë përballë Udenezes. Braziliani Diego ishte heroi i gjermanëve me dy golat e tij fantastikë.
Topi i goditur nga Diego në minutën e 34-t nga jashtë zonës përfundon në portën e Handaviçit. Me avantazhin minimal të Verderit u mbyll edhe pjesa e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë Kualjarela shpërdoron dy raste për të shënuar, pasi gjendet i vetëm me portierin kundërshtar. Atë që nuk e bëri dot dy herë Kualjarela i vetëm përballë portierit, e bën Diego përballë tre mbrojtësve dhe portierit kundërshtar, duke e dërguar për herë të dytë topin në rrjetë.
Almeida arrin të shënojë edhe golin e tretë në minutën e 69-të. Në minutën e 87-të Kualjarela arrin të ngushtojë, më në fund, rezultatin pas një aksioni brenda në zonën e gjermanëve.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Itali. Më poshtë ju ftojmë të ndiqni golat dhe rastet e këtij takimi.