E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamburgu hedh hapin e parë drejt gjysmëfinaleve (video)

Hamburg - Hamburgu arriti një fitore të rëndësishme 3-1 në ndeshjen e parë përballë Mançester Sitit për çerekfinalet e Kupës Uefa. Megjithëse u gjenden në avantazh që në minutën e parë të takimit, anglezët nuk arritën ta mbanin dot në favorin e tyre rezultatin.

Ireland e kalon Mançester Sitin në avantazh që pas aksionit të parë të ndeshjes. Gjermanët e Hamburgut barazuan në minutën e 9-të me anë të Mathijsen. Me barazimin 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Avantazhin skuadra e Hamburgut e gjeti në minutën e 63-të me Troçovskin, i cili ekzekuton saktë një penallti të akorduar për prekje me dorë. Guerro i gjendur i vetëm me topin me portën bosh arrin të shënojë edhe golin e tretë, duke i vështirësuar shumë punët e Mançesterit për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në Mançester.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video golat e këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›