E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votojne Isa Mustafa Albin Kurti dhe Uke Rrugova

Lideret e partive kryesore ne Kosove te cilet kandidojne keto zgjedhje te parakohshme per karriget e Kuvendit kane votuar qe nga ora e 8 e 30 te mengjesit. Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa ka votura rreth ores 1000 paradite ne Shkollen Emin Duraku ne Prishtine sebashku me bashkeshorten e tij. Zoti Mustafa i cilesoi shume te domosdoshme kete zgjedhje per Kosoven dhe qytetaret e saj.

Une besoj plotesisht ne sovranin e qytetarit qe ai do te votoje ate qe ai konsideron se eshte qeverisja me e drejte dhe Parlamenti me i drejte ne te ardhmen. une uroj qe zgjedhjet te jene te suksesshme dhe besoj se te gjithe ne do te jemi te kenaqur me rezultatet e zgjedhjeve ne te ardhmen tha Isa Mustafa kreu i LDK.

Gjithashtu ne oren 8 e 30 te mengjesit dhe ne oren 900 kane votuar respektivisht edhe kryetyari i Levizjes Vetvendosje Albin Kurti dhe Uke Rugova i biri i presidentit te ndjere Ibrahim Rugova i cili eshte pjese e listes Dr. Ibrahim Rugova qe eshte ne koalicion me Aleancen per Ardhmerine e Kosoves.

Te dy lideret vleresuan rendesine e ketyre zgjedhjeve dhe i bene thirrje popullit kosovar te shkojne te bindur dhe te qete ne votime. Sot eshte nje dite e rendesishme per Kosoven per shkak se keto jane zgjedhjet me te rendesishme ne Kosoven e pasluftes. Inkurajojme te gjithe qytetaret qe ta shfrytezojne te drejten e tyre per te votuar dhe kesisoj te vendosin vete dhe ti sjellin ndryshimet pozitive te cilat jane te domosdoshme ne Kosove. Inkurajohen te gjithe qytetaret qe te mos frikesohen te mos mashtrohen dhe ashtu sic kane qene gjithmone te guximshem dhe sot te jene dhe te votojne per ata qe ata mendojne se do ti sjellin keto ndryshime pozitive u shpreh Albin Kurti Levizja Vetevendosje

Sot eshte kenaqesi qe po votojme per here te pare per zgjedhjet nacionale pas njohjes formale te pavaresise se Kosoves. Keto jane zgjedhjet qe jane te rendesishme per fuqizimin e demokracise ne Kosove per fuqizimin e rrugetimit te Kosoves drejt bashkesise Evropiane dhe NATO dhe miqesise permanente me SHBA. Une deshiroj te falenderoj te gjithe qyetaret e Republikes se Kosoves qe kane zhvilluar nje fushate te qete dhe korrekte tha Uke Rugova koalicioni AAK.

Nga Prishtina Aurela Papadhima

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›