Verifikimi i tapive, Topalli shtyn ligjin

Dy partite e medha politike vendosen dje me konsensus qe te rishikojne edhe njehere projektligjin e qeverise per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore". Nisme ligjore qe parashikon verifikimin nje me nje, te te gjithe titujve te pronesise qe jane dhene per tokat bujqesore. Shkak per rikthimin e tij edhe njehere ne komisionet parlamentare, ishte neni 9 i projektit, i vetmi per te cilin pozita dhe opozita nuk kane rene dakord. Ky nen u jep mundesine dhe atyre familjeve qe titullin e pronesise e kane marre ne menyre te paligjshme, qe ta perfitojne ate ne rast se per token e zene nuk ka konflikt. Kjo procedure ka shkaktuar pakenaqesi tek opozita e majte, e cila kerkon qe te permiresohet, ne menyre qe te mos lejohet qe te paligjshmit t'i mbajne titujt e pronesise dhe pse i kane perfituar ne menyre te paligjshme. "Ne propozojme te rishikohet edhe njehere", tha kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj. Propozim i mirepritur dhe nga maxhoranca. Keshtu, projektligji do te rishikohet dhe nje here ne komisionet parlamentare te Kuvendit, ne menyre qe te gjendet konsensusi per kete pike. Kjo nisme parashikon qe te gjithe ata persona, qe kane toka bujqesore, do u verifikohet titulli i pronesise qe kane, per te vertetuar nese e kane marre apo jo ne perputhje me ligjin. Verifikimi do te kryhet nga Komisioni Vendor i Vleresimit. Nese gjate ketij procesi do te rezultoje se titujt e pronesise jane perfituar ne kundershtim me ligjin, shteti do t'i kerkoj poseduesit te tokes ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre, ai do te mund te kete tapine. Por, nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura nga persona te tjere. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij projektligji ajo do t'ju merret. Per hetimin e verifikimin se si jane dhene titujt e pronesise, do te ngrihet nje komision i posacem qeveritar i tokes. Nga te dhenat e Ministrise se Bujqesise rezulton se rreth 12000 persona kane bere pushtime te paligjshme ne tokat bujqesore ne te gjithe vendin. E behet fjale per nje siperfaqe prej 6100 hektaresh. Nga keta, 180 raste kane rezultuar me konflikte me persona te trete per token e zene.
Debat dymujor per ligjin, s'eshte arritur konsensusi
Nga dorezimi ne Kuvend, dy muaj me pare e deri me sot, i tere debati per projektligjin per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore" eshte zhvilluar per nenin 9. Ky nen, u jep mundesine te gjithe atyre personave apo familjeve qe kane marre tituj pronesie, duke shkelur ligjin ne menyre abuzive, ta mbajne ate, ne rastin e vetem kur per token e zene nuk ka konflikte.
Rama: Legalizimet, barbarizem e tregti politike
Kryetari i Bashkise, Edi Rama, ka gjetur rastin t'i beje nje kerkese publike Kryeministrit te vendit, teksa inspektonte aksionin per prishjen e ndertimeve pa leje ne bllokun e banimit Nr.61 ne kryeqytet, prane Oxhakut. "Ky eshte vendi dhe rasti per t'i thene Kryeministrit te Shqiperise, ne emer te te gjitha familjeve te kryeqytetit, se duhet te mos shtyje me tutje amendamentet e ligjit te legalizimeve", tha Rama. Ai paralajmeroi se ne rastin e miratimit te ketyre amendamenteve, nuk do te mundesohet zbatimi i asnjerit prej projekteve per zhvillimin e Tiranes. Sipas Rames, amendamentet ne fjale jane nje barbarizem dhe tregti e ulet politike me interesat e se nesermes, me interesat e te gjithe banoreve te Tiranes. "Ky komunitet nuk meriton te jetoje ne nje xhungel, per shkak te nje vizioni primitiv qe ka Kryeministri yne per jeten ne qytet, per jeten urbane, per zhvillimin teresor te Shqiperise", tha Rama. Aksioni per prishjen e ndertimeve ne zonen e Oxhakut synon prishjen e ndertimeve pa leje ne kete zone, duke i hapur udhe keshtu rehabilitimit te infrastruktures dhe permiresimit te cilesise se banimit, si pjese e nje projekti te madh qe do te vazhdoje te shtrihet edhe ne pese blloqe te tjera banimi. Ky bllok eshte pjese e Njesise Bashkiake Numer 4. dhe ka nje siperfaqe afro 30 hektare. L.N