E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu KFOR Siguria ne drejtimin e duhur

Komandanti i KFOR-it Volker Halbauer ka deklaruar se gjendja e sigurisë në katër komunat në veri të Kosovës po shkon në drejtim pozitiv.

Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, gjenerali ka thënë se bisedimet e zhvilluara në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë hap i rëndësishëm në këtë proces. “Nevojitet një zgjidhje politike për problemet dhe gatishmëria e treguar nga të gjitha palët është vendimtare”, ka vlerësuar Halbuer. Më herët gjatë muajit, në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, në veri të Kosovës u mbyllën të gjitha zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Veriu i KosovësSerbët mbyllin zyrat në veri Veri, serbët pengojnë ndërtimin e shtëpive Serbët e veriut: Bojkot zgjedhjeve Serbisë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani deklaroi se zyrat e MUP-it serb u mbyllën nga vetë ata të cilët i kishin hapur, që do të thotë nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. “Mbylljet e para kanë qenë në Leposaviç dhe më pas kanë vijuar me Zveçanin, Zubin Potokun dhe javën e kaluar me Mitrovicën”, deklaroi Kelani. Ky proces u monitorua nga EULEX-i, në një rast edhe nga Policia e Kosovës. Një pjesë e zyrtarëve të MUP-it pritet të punësohen në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri. Ministri i Punëve të Brendshme, bazuar në marrëveshjen politike kohë më parë emëroi serbin Nenad Gjuriç ushtrues detyre të komandatit të policisë për rajonin e veriut. Ndërsa muajin e kaluar serbët e pjesës veriore të Mitrovicës larguan nga magjistralja Mitrovicë-Zveçan barrikadat e vendosura në këtë rrugë që prej përshkallëzimit të krizës në këtë pjesë të Kosovës, në korrik të vitit 2011. Barrikadat ishin të vendosura në disa lokacione përgjatë magjistralës, nga dalja e Mitrovicës e deri në Zveçan, kurse punëtorët pastruan dhe punuan për riparimin e pjesëve të dëmtuara të rrugës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›