E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Veriu i Kosoves ka elemente te ngjashme me rajonet e ish-Bashkimit Sovjetik"

Ish-kryetari Partise Reformiste ORA, Veton Surroi, deklaroi se veriu i Kosoves ka elemente te ngjashme me konfliktet e ngrira ne rajonet e ish-Bashkimit Sovjetik. Sipas tij edhe dimensioni nderkombetar i Kosoves ka gjasa te ngrihet. Ai ka marre pjese ne konferencen nderkombetare qe po zhvillon punimet ne Prishtine me temen "Kosova dhe bota arabe", nen organizimin e nje organizate joqeveritare "Forumi 2015". Ish-kryetari Partise Reformiste ORA u shpreh se konferenca ka per synim qe te thyeje komunikimin me boten arabe, meqe sipas tij nuk ka ekzistuar nje komunikim i ndersjelle. Sipas tij, synim i qeverise se Serbise eshte qe ta perligje mungesen e legjitimitetit nderkombetar duke e bere ate nje legjitimitet te dyshimte per nje pjese te botes. "Mungesa e politikes se jashtme te Kosoves eshte rrjedhoje e mospunes se institucioneve kosovare dhe jo e pengesave nderkombetare", deklaroi Surroi. Por autoritetet ne Prishtine kane deklaruar se institucionet e Kosoves kane bere maksimumin e mundshem per te lobuar per procesin e njohjes, dhe kane nenvizuar se ky proces varet nga shume faktore. Sipas tyre njohja e pavaresise se Kosoves varet nga interesa te ndryshme dhe struktura te ndryshme te vendeve te botes. Jane 46 vende te botes qe e kane njohur pavaresine e Kosoves, por shume pak nga vendet anetare te Konferences Islamike. Nderkohe qe e gjithe diplomacia kosovare eshte fokusuar ne keto vende per te bere te mundur njohjen e tyre nga keto shtete sa me pare. Kjo pasi vendet arabe jane nje faktore i rendesishem dhe njohja e tyre do ta ndikonte shume ne procesin e njohjes se pavaresise e shtetit me te ri ne Ballkan. Nderkohe qe votat e tyre duhen edhe ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara per te legjitimuar perfundimisht pavaresine e Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›