E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgjia: Njohja nga Rusia "aneksim i hapur"

Presidenti i Rusise, Dmitry Medvedev, e ka nenshkruar dekretin per njohjen formale te pavaresise se dy rajoneve separatiste te Gjeorgjise, Osetise se Jugut dhe Abkhazise. Vendimi, i cili hasi ne reagime te ashpra ne Perendim, pasoi votimet ne Parlamentin e Rusise. Presidenti i Rusise Dmitry Medvedev tha se Rusia i ka njohur si te pavarura rajonet separatiste te Abkhazise dhe Osetise se Jugut ne Gjeorgji. Ne nje prononcim televiziv, Medvedev tha se ai e kishte nenshkruar dekretin per njohjen e dy rajoneve separatiste te Gjeorgjise. "Duke marre parasysh shprehjen e vullnetit te lire te popullit oset dhe abkhaz, nisur nga Karta e Kombeve te Bashkuara, Deklarata mbi Parimet e Ligjit Nderkombetar e vitit 1970, Aktit Final te Helsinkit te vitit 1975 dhe dokumenteve tjera themelore nderkombetare, une e nenshkrova dekretin per njohjen nga ana e Federates Ruse te Osetise se Jugut dhe Abkhazise", tha Medvedev. Sipas tij, Rusia u ben thirrje vendeve tjera qe ta ndjekin shembullin e saj. Kjo nuk eshte nje zgjedhje e lehte, por eshte e vetmja e mundshme per t'i shpetuar jetet e njerezve. Gjeorgjia e ka denuar hapin. Zevendesministri i Jashtem, Giga Bokeria e pershkroi njohjen e Rusise si "aneksim te hapur" te territorit te Gjeorgjise. Franca, e cila e ndermjetesoi armepushimin ndermjet Rusise dhe Gjeorgjise, shprehu keqardhje per hapin e Kremlinit. "Ne konsiderojme se ky eshte nje vendim per te ardhur keq, dhe e e riperserisim perkushtimin tone per integritetin territorial te Gjeorgjise", tha zedhenesi i ministrise se Jashtme ne Paris. Me heret, presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ka kerkuar nga Rusia qe ta respektoje integritetin territorial te Gjeorgjise dhe te mos e njohe pavaresine e rajoneve separatiste Osetia Jugore dhe Abkhazia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›