Veriu serbet hapin rruget per KFOR-in

Në orën 9 të mëngjesit të së enjtes rrugët e veriut të Kosvës do të hapen për qarkullim nga serbët që i kanë bllokuar, por vetëm për KFOR-in.
Strukturat paralele të tri komunave të veriut, pas takimit të zhvilluar ditën e mërkurë kanë marrë vendim që të respektojnë thirrjen e presidentit serb Boris Tadic, raporton agjensia serbe e lajmeve “Tanjug”.
“Në përputhje me vendimin e Kuvendit të komunave në veri të Mitrovicës, ne do të respektojmë rekomandimin e presidentit të Serbisë Boris Tadic, dhe menjëherë do të sigurojmë furnizimin normal të njësive të KFOR-it”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga strukturat paralele Ne do të respektojmë rekomandimin e presidentit të Serbisë Boris Tadic, dhe menjëherë do të sigurojmë furnizimin normal të njësive të KFOR-it
Strukturat paralele serbe
Veriu i Mitrovicës, Kosovë në veri.
“Me këtë nënkuptohet qarkullimi i trupave të KFOR-it nëpër rrugët tokësore të veriut, por bazuar në planin tonë konkret. Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e KFOR-it dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, ne kemi paraqitur një plan që lejon lëvizjen e njësive të KFOR-it në veri të Kosovës”, nënvizohet më tej në të.
Sipas njoftimit, zbatimi i planit do të fillojë që të enjten në orën 9 të mëngjesit, por ai përfshin lirimin vetëm të një drejtimi të rrugës.
Në fakt, takimi në Zvecan përfundoi pa ndonjë deklaratë të përfaqësuesve të KFOR-it dhe EULEX-it, ndërsa vetë komandanti i KFOR-it, sic rapotojnë agjencitë e lajmeve, kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë në këtë takim, pasi ishte i panevojshëm.
Gjatë ditëve të fundit, misioni i NATO-s ka përsëritur qëndrimin se një zgjidhje e njëanshme për lirimin e rrugëve me kufizime nuk do të pranohej.
Para pak ditësh, serbët e veriut të Mitrovicës nuk kishin rënë dakord me presidentin Tadic, i cili u kishte kërkuar të hapnin rrugën dhe të shmangnin dhunën.
Kjo gjë kishte bërë që barrikadat të mbeteshin në rrugë, pavarësisht operacioneve të KFOR-it të nisura javën e kaluar për zhvendosjen e tyre.
Veriu i Kosovës
Barrikadat, Rexhepi paralajmëron arrestime
Si KFOR ka anashkaluar qeverinë
Barrikadat, sërish në rrugë
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kuci: Të veprohet më shpejt në veri
Qeveria e Kosovës përkrah KFOR-in dhe EULEX-in në veprimet e tyre në veri, por kërkon një dinamikë më të përshpejtuar për heqjen e barrikadave. Stefanovic, akuza opozitës serbe
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka akuzuar opozitën serbe se me qëndrimet e saj mund të rëndojë pozitën e Beogradit dhe serbëve në veri të Kosovës. Analistët: Politika e dyfishtë e Beogradit
Analistët e çështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se politika e Beogradit zyrtar po vazhdon të jetë e dyanshme, në njërin drejtim ka përpjekje për të mos i prishur raportet me Brukselin dhe në drejtimin tjetër ka qëllimin ta mbajë nën tension situatën në veri të Kosovës. Serbi, thirrje pro Kosovës nëpër stadium
Tifozët e “Sorcida Sanxhak”, skuadër e qyetit të Novi Pazarit në Serbi, kanë brohoritur pro pavarësisë së Kosovës. Ata kanë shpalosur në stadium parrull si “Kosova jashtë Serbisë” e shumë të tjera në mbështetje të Kosovës së pavarur. Obama përkrah veprimet e KFOR-it në veri
Presidenti Barack Obama dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta janë informuar për trazirat në veri të Kosovës dhe reagimin profesional të ushtarëve amerikanë.
Lajmet kryesore
Erzeni, ura në prag të shembjes
Shkatërrimi i shtratit po rrezikon shtëpitë dhe tokat bujqësore
Pazari me zgjedhjet në qarqe
Guvernatori, sërish Fullani?!
Prokurorët marrin në pyetje të plagosurit