Vermaelen përfundon sezonin

Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit në pulpë, ka konfirmuar klubi londinez të premten. Vermaelen çaloi pas 19 minutave në humbjen 2-1 nga Tottenhami, të mërkurën.
“Duket se do të mungojë për tri javë dhe kjo nënkupton se ka përfunduar sezonin”, tha menaxheri Arsene Wenger. Edhe mesfushori Denilson është në dyshim për udhëtimin në Wigan, të shtunën. “Duhet të presim dhe të shohim”, u shpreh Wenger.