E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scholes vazhdon edhe një vit

Mesfushori veteran i Manchester Unitedit, Paul Scholes u ka dhënë fund spekulimeve rreth pensionimit gjatë verës, duke nënshkruar kontratë të re njëvjeçare deri në fund të sezonit 2010-2011.

“Jemi të lumtur që Paul do të mbetet me ne edhe vitin tjetër. Forma e tij këtë vit ka treguar se ai ka ende çka të japë për ekipin dhe ka çdo arsye të vazhdojë. Kanë qarkulluar fjalë rreth pensionimit të tij, por kur e shihni duke punuar në stërvitje dhe paraqitjen e tij në ndeshje, e vëreni se sa shumë ka dëshirë të vazhdojë”, tha menaxheri Sir Alex Ferguson për ueb faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›