Verstapen në podium krijon monotoni

Në pistën që më shumë se çdo tjetër në kalendar të kthen të gjitha përpjekjet që ke bërë për të përmirësuar cilësinë e njëvendësheve dhe balancën e forcave mes skuadrave, Mercedes rinis rrugën drejt suksesit me Hamilton dhe Russell, të cilët u ngjitën në podium së bashku me të pakrahasueshmin Verstappen. Tashmë është e vërtetuar se suksesi global në Formula 1 i një skuadre nuk mund të bazohet vetëm në aftësitë e një piloti të vetëm, edhe nëse ai mund të jetë kampion bote. Megjithatë të dy pilotët britanikë të Mercedesit që në garën e ardhshme mund të krijojnë duele të guximshme në pistë me Verstapen.
E kandidati më i mundshëm që mund të duelojë me ta është Charles Leclerc. Por me çfarë makine? Me Ferrarin? Momentalisht është krejtësisht e pamundur. Ky është padyshim skenari më i paqartë i Formula 1. Pas garës së Spanjës, krisjet midis pilotit nga Monako dhe skuadrës italiane pritet të jenë më të thella. E shërimi i “plagëve” në shpirtin e munduar të leclercut mund të vijë vetëm me rikthimin te fitorja në një kohë mjaft të shkurtër, me një garanci nga maranello për të fituar të paktën botërorin e ardhshëm.
E përcaktuar si fantashkencë dhe e hedhur poshtë si e tillë nga të gjithë të interesuarit, hipoteza e një shkëmbimi të bujshëm mes Leclercut dhe Hamiltonit mbetet e tillë, madje ai mund të imponohet nga vetë organizatorët e botërorit, si mundësia më e mirë për të gjallëruar në perspektivë Formulën 1, e cila tani është monopol i Verstappenit. Dhe nëse dhoma e kontrollit të Liberty Media do të miratonte këtë hipotezë, shanset që Formula 1 të kishte më shumë rivalitet do të rriteshin ndjeshëm.
Në të njëjtën kohë, shkëmbimi Hamilton-Leclerc do t’i garantonte shtatë herë kampionit të botës një mundësi për të synuar titullin e tetë rekord, madje me një makinë të kuqe. Por mund të krijohen edhe kombinime të tjera, psh: një dyshe ëndërrash Fernando Alonso- Charles Leclerc me makinë të gjelbërt. E pse jo! Historia e një sezoni që kufizohet me monotoninë absolute të fitoreve të Verstappenit meriton këtë hamendësim dhe më shumë mundësi të tjera!