Verstappen: Barazova Senën? E rëndësishme është të fitosh

Me triumfin në Montreal, Max Verstappen ka arritur Ayrton Senën me 41 fitore në karrierë, por përshtypja është se holandezi me siguri nuk do të ndalet me kaq. Ai duket se po mendon më shumë edhe për suksesin e 100-të të arritur nga Red Bull. “Jam shumë i lumtur tani. Nuk ishte një garë e tillë lineare, po rrëshqisnim shumë, por arritëm të bënim gjithçka të funksiononte. Fitimi i GP-së së 100-të për ekipin është diçka e pabesueshme”, tha ai pas garës.
“Është fantastike, nuk e prisja kurrë të arrija në këto shifra në nivel personal, ishte një ditë e mrekullueshme – shtoi piloti i Red Bull – A prisja që Aston Martin dhe Mercedes të ishin më afër? Prisja se si shkuan gjërat. Megjithatë, siç unë thashë, ishte vërtet e vështirë të ruash kapjen dhe temperaturën e gomave, kështu që avantazhi nuk ishte aq i madh. Por në përgjithësi fituam, kjo është gjëja më e rëndësishme”.