Verzelen-Nishani: Shqipëria ka respektuar rregullat e Shengenit

Shqipëria ka respektuar rregullat e lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen dhe kjo falë edhe informimit që ka ndërmarrë vendi ynë. Kjo ka qenë tema e bisedës së takimit mes përfaqësueses së migracionit në ministrinë e Brendshmë Belge ka z Katy Verzelen me ministren e brendshëm Bujar Nishanin.
Gjatë fjalës së tij kreu i ministrisë nënvizoi konkluzionet raporti mbi përdorimin me efiçencë dhe efektivitet të kapaciteteve njerërore e teknike për kontrollin e kufirit, për imlementimin me sukses të legjislacionit për azilin dhe për faktin se nuk ka patur kërkesa për azil nga qytetarët shqiptarë në vendet e BE. Ndërsa përfaqësuesja për Emigracionin e Ministrisë së Brendshme të Belgjikës Znj. Katy Verzelen përcolli në takim konstatimet pozitive lidhur me respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë nga qytetarët shqiptarë dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes strukturave homologe për çështje të migrimit dhe azilit të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës.
Pas këtij takimi përfaqësuesja belge e migracionit ka zhvilluar një takim edhe me drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Hysni Burgaj ku është theksuar puna e mire e policisë ku Verzelen e ka vleruar me nota pozitive. " Kanë kaluar 6 muaj që nga fillimi i këtij procesi për shqiptarët dhe shifrat e kthimeve janë të papërfillshme krahasuar me vendet e tjera të Rajonit" ka theksuar Verzelen në takimin me Burgaj.