E Diel, 1 Nëntor 2026

Glenyy: Ku ndryshonte Berisha nga Pashko që më 1990

Intervistoi Blendi Fevziu

.., ju jeni kthyer përsëri këtu në Tiranë pas 20 viteve, në përvjetorin e rrëzimit të komunizmit. Kur keni qenë për herë të parë në Shqipëri? Kur e keni vizituar Shqipërinë për herë të parë?

Shqipërinë e kam vizituar në maj të vitit 1990. Ndryshimet nuk kishin ndodhur akoma, por atë muaj punoja për BBC-në. Kam bërë disa intervista të rëndësishme me pjesën më të madhe të udhëheqjes, si me Sali Berishën, Gramoz Pashkon, Fatos Nanon, Ismail Kadarenë.

Në maj të vitit 1990?

Po, në maj të vitit 1990. Ata të gjithë akoma tregonin shumë kujdes, sepse komunizmi nuk ishte rrëzuar plotësisht, por për herë të parë po dëgjonim zëra kritikë. Mbaj mend në veçanti një interviste me Gramoz Pashkon, në të cilën ai ka folur shumë seriozisht për një mundësi të zhvillimit ekonomik në vend në një mënyrë krejt ndryshe.

Kjo gjë ka ndodhur në maj, apo është intervista me Gramoz Pashkon në fund të tetorit, kur Kadareja u largua nga Shqipëria? Në maj të vitit 1990 komunizmi ishte akoma i fortë... Një pushtet, mund të themi, jo i fortë. Ma merr mendja se ju do t’i keni bërë ndonjë intervistë Kadaresë, sepse ai ishte shumë i njohur në atë kohë. Po si keni gjetur Gramoz Pashkon, Sali Berishën dhe Fatos Nanon? Kush ju ka prezantuar me ta?

Na i prezantoi së pari Remzi Lani, kryeredaktor i gazetës “Zëri i Rinisë”. Dhe ai sapo kishte botuar në gazetën “Zëri i Rinise” intervistën me Kadarenë, në të cilën Kadareja kritikonte disa aspekte të regjimit. Ne kishim kërkuar disa intervista me Kadarenë, Gramozin dhe Remziun dhe na u dha mundësia t’i bënim ato intervista.

Ishte e qartë se diçka sapo kishte nisur të fillonte.

Po, edhe Berishën?

Saliun e takova herën e dytë.

Dhe kjo hera e dytë ka qenë në Dhjetor?

Jo, ka qenë në Korrik.

Në korrik. Dakord, po si e gjetët ju Sali Berishën? Ai në atë kohë akoma nuk ishte bërë person aktiv.

Jo, ai po bëhej aktiv dhe atë e kam njohur përmes Gramozit, Gramoz Pashkos. Ai po bëhej aktiv dhe dukej qartë se ishte një figurë karizmatike.

ǒpërshtypje ju ka lënë Alia?

Mendoja se ishte më i zgjuar seç doli. Ai e kuptoi shumë qartë se e priste një sfidë.

Mendova se më në fund ai do të ecte shumë i qetë dhe do të vendoste të negocionte një rrugëdalje, që do t’i linte atij një fare pushteti në fund. S’e mendoj që ai ka luajtur rëndshëm. Ai humbi gjithçka. Ai duhet të jepte dorëheqjen, partia u rrëzua.

Mendoni se ai është frikësuar nga historia e Çausheskut?

Nuk ma do mendja. Se po të kishte qenë Enver Hoxha, çështja do të ishte krejt ndryshe. Sepse Ramiz Alia ka qenë në pushtet vetëm që nga vitit 1985 dhe nuk ka qenë një diktator i egër siç mund të themi për Enver Hoxhën. Për shembull, kur fliste Enver Hoxha, të gjithë dridheshin nga frika. Ndërsa kur fliste Ramiz Alia, gjendja ishte më e çtensionuar, kishte më shumë konsensus. Nuk mendoj se Alia është identifikuar si autori i mjerimit të të gjithëve. Por nuk veproi tamam ashtu siç duhej. Duhet të kishte bërë më shumë se ç’mundi të bënte ai.

Po, në disa pika. Po si i kujtoni ju Pashkon dhe Berishën para se të dilnin në krye të opozitës?

Në fillim ata punon mjaft bashkë dhe ishin shumë miqësorë. Gramozin e kam njohur shumë më mirë sesa Saliun. Mendoj se me vonë Berisha filloi të tregonte ambicie tepër të fortë politike, më shumë se Gramozi. Gramozi më shumë kishte një karakter thellësisht të shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë dhe sesi do të shkonte ajo punë. Ishte qenie njerëzore shumë e theksuar dhe marrëdhëniet e tij mes njerëzve viheshin para ambicieve politike. Mendoj se me Sali Berishën ndoshta ka qenë e kundërta.

Ju gjendeni në Tirane në kohën kur Ismail Kadareja bëri një deklaratë për strehimin politik në Francë. Sepse ishte takimi me ministrat e Huaj të Ballkanit.

Si e kujtoni ju këtë ditë?

Isha shumë i interesuar në konferencën që u mbajt atë ditë, të shohim Shqipërinë pas 20 vjetëve. Drejtuesi i Zërit të Amerikës tha se ky ishte vërtet një moment shumë i rëndësishëm kur Kadare vendosi të dezertonte (largohej), sepse u përqendrua shumë vëmendje. Në atë kohë e them që u habita mjaft, sepse Kadareja që në atë kohë nuk ishte aq i njohur në botën jashtë, siç është tani, por ishte njohur veçanërisht me Francën dhe deri diku edhe me Italinë... Mendova se Kadareja ndoshta duhet të rrinte dhe të luftonte brenda në Shqipëri, jo të merrte një rol politik, por gjithsesi të luante rolin e një arbitri moral si Vatslav Haveli në Çekosllovaki, që u mundua ta luante atë rol moral, por më pas edhe ai u përfshi thellësisht në politikë.

Pra, kur ndodhi, unë u habita shumë. Ishte një farë tronditje për mua.

Po mendoni se ky vendim i Kadaresë ka ndihmuar në lëvizjen...

Sipas atyre që thuhen edhe sot, ka ndihmuar. Kur e mendoj prapë atë kohë nuk e mbaj mend si një moment nxitës, por në atë kohë mendoja se kjo gjë do t’i dëshpëronte njerëzit akoma më shumë. Sepse ata do të mendonin... Nëse nuk mund ta durojë Kadareja, atëherë s’do të ketë të ardhme. Por ja që mendimi im në atë kohë doli i gabuar. Më pas gjërat filluan të lëviznin shumë shpejt.

Është ndryshe edhe nga viti 2000? Si e shihni ju Shqipërinë, sepse ju vini shpesh këtu?

Po, kohët e fundit nuk kam ardhur aq shpesh siç vija më parë apo do të doja të vij, por kjo ndodh pjesërisht sepse kam qenë i zënë me punë në zona të tjera. Më lejoni t’jua them sinqerisht se ç’mendoj unë për Shqipërinë. Së pari, nga ana kulturore është shumë ndryshe nga pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit. Po për shembull, nëse marrim Bullgarinë, Serbinë apo Maqedoninë, mbizotëron një atmosferë e përgjithshme zymtësie dhe depresioni, mbi faktin që jeta është e vështire dhe do të jetë e tillë. Ndryshimi te Shqipëria... Mos më keqkuptoni se edhe këtu ka shumë ankesa, por ekziston edhe një farë optimizmi mesdhetar dhe një fare anarkizmi sureal për shpirtin kulturor shqiptar, të cilin unë ia atribuoj afërsisë mesdhetare.

Por, nëse unë ngulmoj t’ju pyes, përse duhen dy shtetet shqiptare në Ballkan?

Po, sepse kështu kanë ardhur gjërat.

Cilat ishin problemet që forcat e mëdha krijuan në Ballkan në fillim të

shekullit të 20-të? Gabimet e mëdha që bënë?

Gabimi i tyre i madh ishte fakti që donin të kontrollonin rrugët anësore në Ballkan. Ballkani kishte arsye të fortë të tregohej kritik.

Përse shqiptaret janë ndarë në dy pjesë gjatë fundit të Luftës Ballkanike, më 1913?

Po sepse në atë kohë Shqipëria e kishte më pak të zhvilluar ndërgjegjen kombëtare. Nëse për momentin do të linim mënjanë Maqedoninë. Dhe po ashtu infrastrukturën më pak të zhvilluar. Serbët, grekët dhe bullgarët në veçanti ishin shumë më shumë ndikues. Po ashtu të mos harrojmë se Shqipëria dhe shqiptarët ishin më shumë të lidhur me Turqinë dhe perandorinë osmane për shkak të besimit fetar. Pra, përsa i përket mobilizimit, ishte më e lehtë. Tani ne e dimë që pas Luftës së Dytë Ballkanike edhe të krishterët nuk ishin miqësorë me njëri-tjetrin.

Po pse mbeti Shqipëria vendi i fundit, në atë kohë, që fitoi pavarësinë?

Për shkak të këtyre arsyeve, nuk ishte aq e fortë si trup politik dhe nuk ka pasur aq shumë kontakt me Fuqitë e Mëdha. P.sh. Britania ka pasur një ndikim shumë të madh te Greqia për lëvizjen kombëtare. Po ashtu edhe Gjermania ka pasur një ndikim shumë të madh te Greqia, ndërkohë që sa vinte e rritej lëvizja kombëtare. Serbia këto dy dekadat e fundit, në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, ka pasur lidhje shumë të fortë me Gjermaninë. Ushtria serbe morri si model ushtrinë prusiane dhe shumë ushtarë serbë janë stërvitur në Prusi.

Po ashtu edhe oficerët dhe ushtria osmane...

Po, edhe shqiptarët kanë pasur pjesërisht ndikimi në strukturën e ushtrisë osmane, po ashtu. Por ata ishin thjesht të dobët dhe jo në shkallën e zhvillimit të duhur. Të mos harrojmë se zhvillimi industrial i Shqipërisë në atë kohë nuk dukej asgjëkund. Por tani Kroacia dhe Serbia kanë qenë vende me territore, me një zhvillim të madh industrial për arsye rajonale. Pra, për sa i përket zhvillimit, ju keni qenë poshtë kurbës. Dhe kjo gjë përkthehet në para, në ushtri, në ndikim dhe pushtet politik.

Njeri nga librat tuaj kohët e fundit është “Mek Mafia”. Mendoni se kjo organizatë në të gjithë botën është aq e fortë sa e thoni ju në libër?

Po, mendoj se po. Fillova ta shkruaj duke u nisur nga ajo që po ndodhte në ish-Jugosllavi dhe në Ballkan tërësisht. Kuptimi se luftërat në Jugosllavi ishin nismë e një elite kriminale, duke u munduar të fitonte sa më shumë para që të ishte e mundur dhe të përgatiteshin për të sakrifikuar dhjetëra, qindra dhe mijëra njerëz. Kur vëzhgoja ato sipërmarrje kriminale ku ishin përfshirë, që kryesisht furnizonin me shërbime dhe mallra të paligjshme nga njëra pjesë e botës në tregun e Bashkimin Europian, doja të dija lidhjen me ato pjesë të tjera të botës. Në çdo pjesë të botes që kam vizituar, që ka qenë i gjithë kontinenti, përveç Australi-Azi, kam zbuluar korrupsionin në shkallë të lartë, grupe të komprometuara politikisht.

Është e vërtetë se 20% e GDP-së së botës kontrollohet nga mafia?

Unë do të thosha 15%. Në libër thuhet15-20%.

Nuk është shumë?

Tërësisht është 15%, por prisni derisa të arrijmë në një përfundim.

Mund të gjendet se sa është 15%?

Po, diku te 7-8 trilionë dollarë. Por këtu po fus edhe korrupsionin që UN (Kombet e Bashkuara-organizatë) e llogarit çdo vit, që shkon te 3 trilionë dollarë në vit.

Po ashtu këtu futet edhe tregjet e financimit kriminal. Paratë aty janë nga bashkëpunimet bankare dhe shmangiet e taksave. Bëjnë pastrim parash përmes taksave. Qytetin e Londrës, Uoll Strit. Pra, është një zonë ku bankat, krimi i organizuar dhe korrupsioni takohen. Dhe është shumë e vështirë t’i shkoklavitësh.

Si është mafia në Shqipëri dhe cilat janë karakteristikat e saj?

Duhet të tregoj kujdes, sepse po flas në një televizion shqiptar. Por në thelb, mafia këtu harliset nëpërmjet kontrabandës. Ka disa lloje kontrabandash. Deri në një farë mase hyn duhani. Operacionet në Malin e Zi. Nuk ka dyshim se Shqipëria ka qenë pjesë e mafias, kokainës, që u hap gjate viteve ’90. Të gjithë, duke futur Kroacinë, u përfshinë në hapjen e një rruge të re për në Europën Perëndimore nga Amerika e Jugut. Sigurisht, siç e dimë, ka shqiptarë që janë të përfshirë edhe në trafikimin e qenies njerëzore. Dhe kështu me radhë.... Po një ose dy gjëra që dua të theksoj është se ideja që mafia shqiptare apo ajo kosovare është disi më e egër sesa ajo e serbëve, maqedonasve apo e kroateve, janë gjepura. Të gjithë janë të përfshirë dhe shkalla e përfshirjes varet nga niveli i zhvillimit ekonomik të vendit. Gjëja tjetër është se pjesa më e madhe e aktivitetit ka strukturë të tillë që t’u sigurojë njerëzve të Bashkimit Europian mallrat dhe shërbimet që ata kërkojnë. Drogë, prostituta, cigare pa taksë e kështu me radhë. Pra, nuk mund ta shohim aktivitetin kriminal ndërkombëtar global të tillë si “mafia është shumë e fortë këtu, por në Britani, në fakt, nuk është edhe aq keq”, sepse roli ynë në atë industri është i ndryshëm. Ju keni zona prodhimi si Afganistani dhe Kolumbia, ku prodhohet heroina dhe kokaina, zona shpërndarjeje si Ballkani dhe zona konsumimi. Dhe çdo zonë ka rolin e saj të rëndësishëm për mafian.

Por procesi më i rëndësishëm i mafias shqiptare cili është?

Trafikimi njerëzor, por edhe në lëndët narkotike. Kosova dhe Serbia e jugut luan një rol shumë të madh në këtë gjë.

Është mafia shqiptare pjesë e mafias ndërkombëtare?

Jo, janë pjesë të njëra-tjetrës dhe bashkëveprojnë. Për shembull, nëse ju fusni kontrabande cigare në Britani, që le të themi se vijnë nga Egjipti, ju duhet të kaloni përmes Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Italisë. Lidhja mes njerëzve që veprojnë në mafia këtu, dhe Sacra Corona Unita (Kurora e shenjtë e Bashkuar), apo Comorra, Indrangheta. Nuk mund të veprosh në Itali pa u Lidhur me Sacra Corona Unita, Comorra, Indrangheta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›