Vesa Luma: T'i shpëtojmë jetën Mejsit të vogël
TIRANE - Këngëtarja Vesa Luma ka bërë apel në rrjetin social “Facebook” për shpëtimin e vogëlushes 2-vjeçare Mejsi, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë. Këngëtarja u ka kërkuar fansave të saj të kontribuojnë për shpëtimin e vogëlushes, e cila duhet t’i nënshtrohet sa më shpejt një operacioni të kushtueshëm jashtë Shqipërisë.
“Po shof në TV shqiptare "News24" një rast tepër të ndjeshëm..Një vajzë 2-vjeçare e quajtur Mejsi, ka një tumor në sytë e saj meqë rast nga pamundësia e shërimit i kanë mbetur edhe 3 muaj jetë..Ju lutem..mos i kurseni të paktën edhe 100 lek secili nga ju është shpëtim për këtë krijesë të mrekullueshme. Detajet i gjeni në website të "News24". Shpëtoni jetë..shpëtoni edhe veten tuaj. Ju përqafoj”- shkruan Vesa në Facebook.
TV "News 24", i cili publikoi lajmin e Mejsit të vogël, 2-vjeçare që vuan nga një formë e rrallë tumori rreshtohet i pari ndër kontributorët që iu përgjigjen thirrjes së familjes së të miturës për të shpëtuar jetën e saj.
I gjithë stafi i televizionit më të madh informativ në vend, gazetarë të faqes online 'BalkanWeb', Radio 'RASH', 'Gazeta Shqiptare' si dhe gjithë punonjësit e tjerë hedhin kontributet e tyre modeste në një kuti të vendosur në hyrje të institucionit. Kjo shumë parash më pas do ti dorëzohet familjes, për të ndihmuar sadopak në plotësimin e shumës prej më shumë se 40 mijë euro për operimin e Mejsit.
Familja Xhaxhaj është e gatshme të shesë edhe shtëpinë e saj për të kuruar vajzën, por as kjo shumë nuk mjafton për të kryer operacionin. Ndaj familja Xhaxhaj bëri apel për ndihmë drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe kujtdo biznesmeni qe ka mundësi ta ndihmoje atë.
Familja e Mejsit lë një numër kontakti për të gjithë personat që dëshirojnë të kontribuojnë për të kuruar Mejsin e vogël, ndërsa Banka Credins ka hapur edhe një numër llogarie ku mund të kontribuojë kushdo.
Numri i llogarisë së çelur në Bankën Credins është 000000460931 në euro.
Mejsi është e prekur nga një tumor i rrallë që rrezikon ti marrë shikimin dhe më pas edhe jetën. Historia e dhimbshme nisi para 1 viti kur pas ekzaminimeve prindërit mësuan për fatin e keq të vajzës. Familja Xhaxhaj thotë se shpëtimi i vajzës së tyre është i mundur vetëm nga një operacion i specializuar në Gjermani.
Familja jep këtë numër kontakti për ndihmë për këdo që ka mundësi të kontribuojë. Nr. kontakti 0693737533. Ndërsa në Credins Bank është hapur ky numër llogarie për të kontribuar 000000460931.
(er.nu/BalkanWeb)