E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vesa Luma i “frikësohet” trendit të kopjimit

Trendi i kopjimit të stilit të veshjes dhe klipeve është në rritje e sipër tek artistët tanë. Meqë syrit mediatik por edhe atij të publikut nuk po i rrëshqet asnjë detaj, të fashmit tanë kanë filluar të ndihen konfuz në përzgjedhjen e veshjeve dhe ideve për këngët e tyre.

Kësaj radhe është Vesa Luma e cila ka rënë në dilemë për konkretizimin e ideve për klipin e saj të ri.

“Sa më kujtohet një detaj i bukur si në veshje apo ide për videoklip…vjen ajo fraza “e ka të ngjashme X-Y në një video..(a janë harxhuar kreativitetet, s’kemi inspirim apo thjeshtë skenat më të mira dhe idetë më të mira na i kanë bërë “zap” ata ATJE”, ka shkruar Vesa.

Së fundmi është shkruar mjaftë shumë për disa nga artistet tona që kanë kopjuar “pa mëshirë”. Dafina Zeqiri mban primatin e të parës në këtë pikë e meqë këto gjëra po dalin menjëherë në shesh, duket se disa nga artistet tjera po bëhen më vigjilente në mënyrë që të mos bien pre e kritikave./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›