Vesa, ''më ndryshe"

Këngëtarja Vesa Luma, ka përfunduar xhirimet e videoklipt të saj të ri, për këngën me titull “24 orë”.
Kështu ka bërë të ditur ajo nëpërmjet rrjeteve sociale, duke u shprehur mjaft e entuziazmuar për këngën që pritet të dalë së shpejti. “Në fundjavë më në fund do tëjetë gati videoklipi i këngës "24 orë". Ka ardhur koha për pak pranverë, lule e ritëm, në TV, radio, klube, makina etj... Mezi po pres tua prezentoj,” ka shkruar Vesa. Bazuar në fjalët e saj, këtë herë ajo vjen me një ritëm tjetër. “Mezi po pres të dëgjoni diçka tepër ritmike, por më ndryshe se këngët ritmike shqiptare”, ka shtuar Luma. /Indeksonline/