E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jessica Simpson në pritje të një djali

Këngëtarja Jessica Simpson aksidentalisht ka zbuluar se është në pritje të një djali.

Jessica është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe pavarësisht se është munduar të mos e zbuloj gjininë e fëmijës, ajo pa dashur e ka bërë një gjë të tillë.


"Është një shtatzëni komplet ndryshe. Jam ndier e lodhur dhe kam vjellur gjatë tërë kohës. Mendoj sa i’a tregova gjithë botës. Jam në pritje të një djali”, ka thënë këngëtarja.
E ftuar në ‘Jimmy Kimel’ këngëtarja ka bërë shaka duke thënë se asnjëra nga shtatzënitë e saj nuk ka qenë e planifikuar dhe ka ndodhur aksidentalisht. Për këtë të fundit, thotë se ka ndodhur pas një natë të gjatë dashurie./Indeksonline.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›