E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veseli: Unë më i miri për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë, Shemsi Veseli për “Tribuna Shqiptare”, thotë se është i bindur se nëse i fiton zgjedhjet në PDK, do e fitoj edhe Prishtinën në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2013.

“Absolutisht e them pa kurrfarë hezitimi, pa kurrfarë modestie apo pa kurrfarë subjektivizmi, PDK-ja për momentin në strukturën e saj për Prishtinë, më të mirë se Shemsi Veselin nuk e kanë”, ka thënë ai. Ndërkaq, sa i përket listave që janë publikuar para mbajtjes së zgjedhjeve, ai thotë se nuk e din se nga kush janë publikuar ato. “A i ka qitë vetë Memli Kransiqi apo dikush tjetër, unë nuk e di.

Por, është një e vërtet që janë dal në internet, që i kam lexuar, dhe se në lista, në fund është shkruar, me disa emra që kanë qenë, të fala nga Memli Krasniqi. Tash sa janë të vërteta këto është çështje se Memli është dashtë vetë t’i demantoj ose eventualisht të thotë se i ka bërë”, ka thënë ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›