E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabovci: Ramush, kryeministri është Thaçi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, i quajturi ‘shefi i shefave’ në skandalin e përgjimeve, Adem Grabovci i ka dalë në mbrojtje shefit të tij, Hashim Thaçi.

Pasi është tërhequr dhe është zbutur në deklaratat për Ramush Haradinajn, kur vjen fjala për postin e kryeministrit nuk është tërhequr deri në atë pikë.

“Kryeministri është Thaçi, është i pazëvendësueshëm edhe në mandatin e ardhshëm”, ka thënë ai për Epokën e Re.
Haradinaj hiç më larg se dje kishte thënë se oferta e tij përballë PDK-së, ka hasur në trajtim dinjitoz./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›