E Hënë, 2 Nëntor 2026

Veshja e Lumës ndër breza, Avdullah Gashi e ruan me fanatizëm veshjen lumjane

Festat e organizuara në bjeshkët e fshatrave të Kukësit janë të shumta. Një nga to është edhe festa e zhvilluar së fundmi në Bushtricë, ku Avdullah Gashi ka marrë pjesë i veshur me kostumin tradicional të Lumës.

“Unë këtë veshje e kam mbajtur që në vogëli dhe e kam veshur edhe në festimet e “1 Majit”“, u shpreh ai.

Gashi thotë, në ditët e sotme janë të paktë ata që e mbajnë ende veshjen e Lumës. Kjo veshje vijon të mbahet në odën e burrave.

Për të, ruajtja e kësaj trashëgimie kulturore nuk ndalet vetëm te ai, por është përqafuar edhe nga pjesëtarët e familjes.

Viteve të fundit veshja e Lumës përdoret më së shumti në raste festash dhe dasma.

 Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›